Zelensky propozon takim ballë për ballë me Putinin: Mjaft me luftën

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 22:55 | Bota

Zelensky propozon takim ballë për ballë me Putinin: Mjaft me

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka propozuar një takim të drejtpërdrejtë presidentit rus, Vladimir Putin, në përpjekje për të çuar përpara negociatat për përfundimin e luftës mes dy vendeve.

Në një letër të hapur drejtuar liderit rus, Zelensky deklaroi se është i gatshëm për një armëpushim të plotë dhe theksoi se vetëm dialogu i drejtpërdrejtë mes udhëheqësve mund të sjellë zgjidhje për çështjet kryesore, përfshirë ato territoriale.

“Zgjedhja është e juaja tani. Mjaft me luftën. Ukraina propozon t’i japë fund kësaj lufte”, shkroi Zelensky në mesazhin e tij, duke shtuar se vendi i tij mbështet një angazhim të drejtpërdrejtë mes palëve për të arritur paqen.

Presidenti ukrainas theksoi se është koha që udhëheqësit të marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkoi Putinit të caktojë një datë konkrete për takimin.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kjo është një nga rastet e rralla kur Zelensky i drejtohet publikisht dhe drejtpërdrejt Putinit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, si dhe hera e parë që ai i dërgon një letër të drejtpërdrejtë presidentit rus.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos