
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi vendosjen e sanksioneve në vizat për një ish zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian dhe 4 personave të tjerë. Uashingtoni thotë se e mori vendimin për të luftuar dezinformatat dhe censurën.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, akuzon 5 të sanksionuarit se kanë çuar përpara një fushatë për të kundërshtuar pikëpamjet amerikane që ata i kundërshtojnë. Një prej të sanksionuarve është Tierri Breto. Ai është një ish-komisioner europian që ndihmoi në miratimin e një ligi të BE-së që u kërkon kompanive të mëdha te teknologjisë që të marrin hapa domethënës për të reduktuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme.
Me vendimin e fundit, atyre u ndalohet hyrja në SHBA. Kjo ka ngjallur një reagim të fortë në Europë, me presidentin francez Emmanuel Macron, që e konsideroi një përpjekje për intimidim. (A2 Televizion)