Zgjedhjet në Gjermani, AfD kryeson në Mecklenburg-Pomeraninë, CDU e Merz në prag të 5%

Nga A2 CNN
20 Shtator 2026, 19:50 | Bota

Zgjedhjet në Gjermani, AfD kryeson në Mecklenburg-Pomeraninë, CDU

AfD-ja kryeson në zgjedhjet rajonale në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, ndërsa CDU-ja e kancelarit Friedrich Merz po përballet me një rezultat të dobët, sipas projeksioneve të para pas mbylljes së votimit.

Sipas të dhënave të para, AfD-ja ka marrë rreth 37% të votave, ndërsa Partia Socialdemokrate (SPD) renditet e dyta me rreth 35.5%.

Në krahun tjetër, CDU-ja e Friedrich Merz rezulton me vetëm 5.5% të votave, duke u afruar me pragun prej 5% për të siguruar përfaqësim në parlamentin e landit.

Rezultati shënon një goditje të rëndësishme për CDU-në dhe, nëse konfirmohet nga rezultatet përfundimtare, do të ishte një nga rezultatet më të dobëta të partisë në një zgjedhje rajonale.

AfD-ja, ndërkohë, vijon të konsolidojë rezultate të forta në landet lindore të Gjermanisë. Vetëm dy javë më parë, partia shënoi një tjetër rezultat të lartë në Saksoni-Anhalt.

Zgjedhjet e së dielës zhvillohen njëkohësisht edhe në Berlin, ku sipas projeksioneve të para kryeson Die Linke me rreth 26% të votave, e ndjekur nga CDU-ja dhe të Gjelbrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos