Një zjarr i madh shpërtheu në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se flakët e zjarrit shpërthyen pak pas orës dhjetë dhe u përhapën edhe në një ndërtesë tjetër në Bllokun C të kampusit Riello, ku po zhvilloheshin punime rikonstruksioni.
Zjarri i madh detyroi evakuimin e menjëhershëm të atyre që ndodheshin në zyra dhe klasa. Një kolonë e trashë tymi është e dukshme nga shumë zona të qytetit. Flakët u përhapën dhe arritën edhe në laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, duke përfshirë 500 litra cilindra protoni me etanol dhe azot. Sipas mediave italiane përveç ndërtesave të universitetit, zona përreth në një rreze prej 500 metrash, përfshirë një hotel, u evakuua.
Ndërsa disa studentë dhe punonjës të universitetit dhe banorë të zonës kanë shkuar në spitalin Santa Rosa.
Bashkia i fton qytetarët të mbajnë dritaret e mbyllura për shkak të tymit të dendur e të zi që është ngritur nga vendi i zjarrit.
Punëtori që fillimisht u raportua i zhdukur është gjetur. Ndërkohë, zjarrfikësit dhe specialistët e emergjencave të ushtrisë po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme. (A2 Televizion)