Zjarr në kryeqytetin danez, shkrumbohet kompania farmaceutike

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 19:31 | Bota

Zjarr në kryeqytetin danez, shkrumbohet kompania farmaceutike

Godina e një prej kompanive më të mëdha dhe më të njohura farmaceutike në Danimarkë është përfshirë të mërkurën nga një zjarr gjigant që ka ngritur në këmbë autoritetet.

Zjarri në impiantin e vendosur në rrethinat e Kopenhagen, është i dyti për kompaninë farmaceutike “Novo Nordisk” brenda një jave, çka ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë i qëllimshëm.

Kompania “Novo Nordisk” është e njohur në mbarë botën për tabletat e saj të dobësimit ‘Ozempic’ dhe “Wegovy”.

Dhjetëra zjarrfikës shkuan në vendngjarje dhe arritën të vinin flakët në kontroll pas disa orësh, teksa dëmet material janë tepër të mëdha.

Kompania gjithashtu lëshoi një njoftim për banorët e zonës, duke u zotuar se tymi që pushtoi kryeqytetin si pasojë e zjarrit nuk është toksik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos