Zjarr në një traget në Filipine, 5 viktima dhe 86 të zhdukur

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 08:43 | Bota

Zjarr në një traget në Filipine, 5 viktima dhe 86 të zhdukur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu një traget në Filipine.

Zjarri shpërtheu në tragetin MV June Aster, ndërsa anija po transportonte 134 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit drejt Coron, një destinacion i njohur turistik në Filipine, shkruan A2.

Sipas kapitenes së Rojës Bregdetare, Noemi Cayabyab, 43 persona janë shpëtuar deri më tani, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për personat që rezultojnë të zhdukur.

“Nuk mund ta përshkruaj atë që po ndiej tani. Kam qarë dhe jam lutur që prej mbrëmjes së kaluar”, tha për BBC një grua, bashkëshorti i së cilës rezulton i zhdukur.

Një zyrtar që ndihmoi në transportimin e të plagosurve drejt spitalit e përshkroi ngjarjen si “vërtet tronditëse”.

Aksidentet detare janë relativisht të shpeshta në Filipine, një vend ishullor me rreth 7 100 ishuj. Nëse konfirmohet numri i viktimave dhe të zhdukurve, kjo tragjedi mund të rezultojë ndër aksidentet më të rënda me tragete në historinë e vendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos