Zjarret pushtojnë Europën, një i vdekur në Greqi

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 18:33 | Bota

Zjarret pushtojnë Europën, një i vdekur në Greqi

Një person ka humbur jetën në Greqi pasi zjarret kanë përpirë rreth 16 mijë hektarë tokë, në mes të situate të rëndë në të gjithë Europën. Në rajonin e Kerateas, pranë Athinës, një i moshuar u gjet i pajetë në shtratin e tij brenda një kasolleje, pas shpërthimit të zjarrit të premten.

Observatori Kombëtar i Athinës paralajmëroi se erërat e forta që po favorizojnë flakët do të vazhdojnë të paktën deri të hënën, shkruan A2 CNN.

Në Itali, zjarrfikësit po luftojnë prej së premtes një zjarr në shpatet e malit Vezuv pranë Napolit. Të gjitha rrugët turistike drejt kraterit janë mbyllur. Për shuarjen e zjarrit po përdoren gjashtë avionë tip “Canadair” dhe dronë për monitorim.

Në Francë, rreth 1.400 zjarrfikës po punojnë për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit më të madh në dekada në rajonin Aude, i cili ka djegur mbi 160 kilometra katrorë tokë me pyje e vreshta. Zjarri la një të vdekur, 25 të plagosur, mes tyre 19 zjarrfikës. Temperaturat deri në 39°C dhe erërat e forta pritet të vështirësojnë shuarjen, e cila mund të zgjasë për javë të tëra.

Në Spanjë, zjarrfikësit po përballen me një vatër në provincën Avila, 100 kilometra në perëndim të Madridit. Edhe aty temperaturat ekstreme pritet të vazhdojnë deri javën tjetër, duke rritur rrezikun e përhapjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos