Zjarri masiv kërcënon fshatin, autoritetet: Largohuni menjëherë pa kthyer kokën pas

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 18:59 | Bota

Zjarri masiv kërcënon fshatin, autoritetet: Largohuni

Autoritetet meksikane në Ruidoso, iu kanë bërë thirrje banorëve të zonës të largohen me shpejtësi dhe të lenë gjithçka pas për shkak të një vatre gjigante zjarri që ka përfshirë juglindjen e Neë Meksikos.

Zjarri ra disa ditë më parë në një zonë malore të Ruidoso, por flakët e tij u përhapën me shpejtësi duke djegur më shumë se 5000 hektarë pyje e shkurre.

Radhë të gjata njerëzish u panë në autostrada pas urdhrit të autoriteteve, teksa qindra zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e këtij zjarri masiv, vënia në kontroll e të cilit pritet të jetë shumë e vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos