“Po veprojmë saktë”, Izraeli e dinte për sulmin e Hamasit më 7 tetor

Nga Erjon Dervishi
18 Qershor 2024, 14:09 | Bota

Ushtria izraelite dhe shërbimet e inteligjencës ishin në dijeni të planit të Hamasit për të sulmuar Izraelin dhe për të rrëmbyer 250 persona, disa javë përpara sulmit të 7 tetorit. Të dhënat janë konfirmuar nga mediat izraelite, citon La Reppublica. Në dokumentet e zotëruara nga mediat izraelite, përshkruhen në detaje stërvitjet e kryera nga njësitë elitare të Hamasit, duke përfshirë bastisjet në postet ushtarake, rrëmbimin e ushtarëve dhe civilëve dhe mbajtjen e pengjeve pasi u transferuan në Rripin e Gazës.

Sakaq, zyrtarët e lartë të Izraelit janë shprehur kundër ndalimit të luftimeve në Rafah, ndërsa për sa i përket negociatave me Hamasin, ato janë stopuar. Izraeli kërkon rifillim të bisedimeve me organizatën militante vetëm në bazë të marrëveshjes së përgatitur nga Presidenti Amerikan, Joe Biden.

"Nuk ka asnjë faktor që mund ta ndryshojë këtë. Nuk do të ketë negociata për asnjë plan tjetër, përveç atij të pranuar nga Këshilli i OKB-së. Ndërprerja e plotë e luftës dhe tërheqja nga Rripi i Gazës do të jetë e mundur vetëm përmes negociatave dhe krijimit të mekanizmave për zbatimin e plotë të marrëveshjes. Ne kemi nevojë për një siguri të qartë se Hamasi nuk do të ndryshojë kushtet e marrëveshjes".

Ndërkohë 17 civilë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në dy nga kampet e refugjatëve të Rripit të Gazës dhe Rafah.

"Rafah po bombardohet pa asnjë ndërhyrje nga bota, okupimi (Izraeli) po vepron lirshëm këtu”, tha një banor i Rafahut për Reuters.

Ushtria izraelite tha se po vazhdonte "aktivitetin e saktë dhe të bazuar në inteligjencë" në Rafah, duke vrarë shumë persona të armatosur palestinezë gjatë ditës së kaluar në luftime nga afër duke sekuestruar edhe armë.

Situatë e tensionuar ndodhet edhe në Izrael ku disa persona janë arrestuar si pasojë e protestave të shumta antiqeveritare. Protestuesit që bënin thirrje për zgjedhje të reja u mblodhën në rrugët e Jerusalemit, duke u mbledhur jashtë parlamentit të vendit, përpara se të marshonin drejt banesës private të Netanjahut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos