Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë zbulon arsyen: Pse e goditëm Ukrainën me ‘Oreshnik’

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 14:57 | Bota

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë zbulon arsyen: Pse e goditëm

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka reaguar lidhur me raketën ‘Oreshnik’ të përdorur nga Moska në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë mediat shtetërore ruse, Ryabkov tha se Rusia përdori një raketë të re të fuqishme kundër Ukrainës për të bërë të dëgjohej zëri i Moskës.

Forcat ruse lëshuan për herë të parë raketën Oreshnik me rreze të mesme veprimi në territorin ukrainas të enjten e kaluar. Vladimir Putin tha se kjo lëvizje ishte në përgjigje të përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së dhe Britanisë kundër Rusisë nga Kievi.

Agjencia e lajmeve RIA citoi Ryabkov të thoshte se megjithëse Moska nuk mendon se koha për negociata me Perëndimin ka kaluar, ajo duhej të përdorte metoda më të forta që zëri i saj të dëgjohej.

Disa ekspertë besojnë se sulmi i ri raketor i Putinit në Ukrainë tregoi për ‘goditje me shpatë’ nga presidenti rus.

Eksperti i pavarur i armëve bërthamore Stephen Schëartz i tha Axios se Putinit "po i mbarojnë gjërat për të bërë, përveçse të fryjë gjoksin dhe të bëjë shumë zhurmë".

“Ai ka bërë dhe ka thënë disa gjëra dhe ato nuk e kanë ndalur atë që po bëjnë Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Ukraina”, tha ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos