Tërmet në Kosovë, kjo është epiqendra

Nga A2 CNN
7 Janar 2025, 07:05 | Aktualitet

Tërmet në Kosovë, kjo është epiqendra

Një tërmet është ndjerë në Kosovë, përkatësisht në juglindje të zonës së Kaçanikut, kështu bën të ditur drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Sipas Mustafës tërmeti që u regjistrua të hënën në orën 18:44 ishte me magnitudë prej 2.6 Rihter.

Ai ka shkruar në Facebook se tërmeti është ndjerë dukshëm nga qytetarët e juglindjes, dhe sipas tij, dridhja e tokës nuk e kishte potencialin që t’i rrezikonte banorët.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës - ME dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 06/01/2025 n’ora 18:44 sipas kohës lokale. Territori i Kosovës dhe i Maqedonisë Veriore (zona Juglindore e Kosovës dhe zona Veriperëndimore e MV)  është goditur me një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit Thellësia hipoqendrore ishte 8 km”, ka shkruar Mustafa. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos