25 mijë ushtarë të NATO-s në Kosovë, Kurti: Stërvitja më e madhe, komanda e SHBA në Gjakovë

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 20:31 | Aktualitet

Mbi 25 mijë ushtarakë nga 19 vende të ndryshme do të marrin pjesë në stërvitjen më të madhe ushtarake nën drejtimin e SHBA, “Defender Europe 2025”.

Kryeministri Albin Kurti njofton me krenari, lajmin se stërvitja do të rikthehet për herë të tretë në Kosovë nga 26 maji deri më 6 qershor. 

Më tej ka thënë se “përveçse do të jenë vend mikpritës, në Aeroportin e Gjakovës, do të vendoset Komanda e Divizionit të 28-të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, dhe nga aty, do të drejtohen të gjitha ushtrimet në rajonin e Ballkanit. Partneriteti dhe bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje dhe siguri po thellohet e zgjerohet, dhe ky moment është padyshim dëshmi e kësaj”, ishin fjalët e Kurtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos