Daçiç: Vritet autori që ekzekutoi policin serb

Nga A2 CNN
19 Korrik 2024, 14:22 | Kronikë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se vrasësi i policit serb Nikolla Krsmanoviq është likuiduar në afërsi të Loznicës.

“Pjesëtarët e policisë vranë një person në afërsi të Loznicës”, tha Daçiç duke mos dhënë më shumë detaje. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Faton Hajrizi.

Policia kufitare Nikolla Krsmanoviq u vra para dy ditësh në Loznicë dhe u plagos rëndë polici tjetër Vjekoslav Iliq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos