Hapja e urës së Ibrit, kryeministri Kurti: Ndihmon qytetarët, ekonominë dhe tregtinë

Nga Tomorr Avdia
18 Korrik 2024, 20:36 | Aktualitet

Kryeministri Albin Kurti i pyetur nga A2CNN, për hapjën e urës së Ibrit, konfirmoi se kjo do të ndihmonte qytetarët pa dallim etnie, por edhe ekonominë dhe tregtinë.

“Nuk është kundër askujt, por për qytetarët dhe për mallrat e kapitalit. I ndihmon njerëzit në të dy anët e Ibrit pa dallim etnie, gjithashtu edhe tregtinë, ekonominë e bashkëpunimin. Janë edhe tri ura dhe të ngelet vetëm kjo e mbyllur është e pakuptueshme. Edhe kjo urë do të duhej të lihej e hapur. Hapja e urës në mënyrë të plotë është quajtur simbol i normalizimit në të kaluarën nga Brukseli”, ka deklarua ai për A2CCN.

Kryeministri shtoi më tej se urat janë për bashkim dhe jo për ndarje, teksa funksionin e saj mbi Ibër si mjet normalizimi e ka konfirmuar edhe Bashkimi Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos