A2 CNN vëzhgon strukturat paralele serbe në Kosovë, kryekomunari flet për “nëntokën” serbe

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 20:14 | Aktualitet

A2 CNN ka vëzhguar nga afër disa objekte në veri të Kosovës, të cilat dyshohen se përdoren si struktura paralele të Serbisë.

Në një godinë mund të shikohet një kamera sigurie dhe një lloj organizimi me flamuj serbë dhe sende të tjera që të krijojnë përshtypjen e një zyre.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmon për A2 CNN se në veri të Kosovës ka veprime ilegale nga nëntoka serbe, siç shprehet ai duke iu referuar lëvizjeve të spiunëve të shtetit serb në Kosovë.

Ndërsa qytetarët konfirmuan për ne se fatkeqësisht ka ende struktura paralele serbe në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos