Maqedonci takohet me shefin e kompanisë së dronëve “Bayraktar”: Zgjerohet bashkëpunimi

Nga A2 CNN
22 Tetor 2024, 22:02 | Aktualitet

Maqedonci takohet me shefin e kompanisë së dronëve

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me Haluk Bayraktarin, drejtorin e kompanisë turke Baykar, e njohur për prodhimin e dronëve të famshëm luftarakë. Sipas njoftimit të Maqedoncit, në këtë takim janë diskutuar inovacionet e fundit në teknologjinë e dronëve dhe sistemet e tjera të avancuara ushtarake dhe civile që kompania ofron.

Maqedonci ka theksuar se është biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe kompanisë Baykar, në mënyrë që të përfitohet nga zhvillimet teknologjike në fushën e mbrojtjes. "U dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të jenë në interes të përbashkët," tha Maqedonci.

Ai vuri në pah rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke shtuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë krijuar një partneritet strategjik dhe operacional me kompaninë turke. Sipas tij, ky partneritet po ndihmon në fuqizimin e kapaciteteve luftarake të Kosovës, gjë që konsiderohet një hap i rëndësishëm për rritjen e aftësive mbrojtëse të vendit në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos