All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 17:07 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë një aktiviteti të përbashkët të njësive policore dhe KFOR-it, në Leposaviç, janë ndaluar gjashtë makina transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme.

Mes tyre u arrestuan gjashtë shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Kosovës.

All - Paragraf - 3

Automjetet dhe mallrat e ngarkuara me produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj, me vlerë të përgjithshme mbi njëzet e gjashtë mijë euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri, nën dyshimin për kontrabandë.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos