Senatori amerikan, Richard Blumenthal, i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Ai ka theksuar rrezikun që Serbia i ka paraqitur Kosovës ndër vite, duke përmendur sulmin e ndodhur në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Në letrën e tij, Blumenthal rithekson "se ambiciet ekspansioniste të Serbisë nuk janë shuar asnjëherë".
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Dashamir Borxulli, thotë për A2CNN, se senatori amerikan mund të ketë informacione për skenare destabilizuese të Rusisë dhe Serbisë.
Por çfarë duhet të bëjnë institucionet shtetërore të Kosovës?
Senatori Blumenthal i ka bërë thirrje sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, që gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit në ShBA të ketë një fokus të veçantë ndaj Kosovës.
“Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës”, lexohet në letrën e tij. (A2 Televizion)