Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini: Trump mund të ketë impakt pozitiv

Nga Ideal Gola
18 Nëntor 2024, 20:56 | Aktualitet

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se nuk pret që zgjedhja e Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ketë ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

E pranishme në Konferencën e Sigurisë në Beograd, ish-diplomatja e lartë europiane se edhe nën mandatin e parë të Trumpit, ka pasur vazhdimësi të politikës amerikane për përkrahjen e veprimeve të Bashkimit Evropian.

Ajo ka shtuar në Konferencën e Sigurisë në Beograd se politikat e Trumpit mund të shërbejnë si përshpejtuese të prezencës së BE-së dhe rivitalizimit të dialogut.

“Nuk mendoj që zgjedhjet në SHBA do të kenë ndikim të madh në rajon. Mund ta kem gabim, por e di shumë mirë që në rajon ka pasur qëndrime të ndryshme kur është fjala për fushatën amerikane por nuk mendoj që tradicionalisht edhe gjatë administratës së presidencës së parë të Trumpit ka pasur ndonjë vazhdimësi që është përkthyer në përkrahjen për veprimet e BE-së në rajon.

Nuk mendoj që do të dalloj shumë edhe gjatë administratës së dytë të Trumpit. Nuk mendoj që do të ketë ndikim të madh. Mund të ketë ndikim në terme të tjera mund të shërbejë si një përshpejtues i prezencës së BE-së dhe me shpresë të procesit të anëtarësimit të shteteve kandidate, përfshirë këtu me shpresën edhe rivitalizimin e dialogut.

Mund të ndodhë me lidershipin e ri të BE-së. Shpresoj që kjo do të japë një impuls të ri për zhvillime pozitive në dialog. Mund të ketë një rivitalizim të dialogut dhe një impakt pozitiv”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos