Albin Kurti goditet me vezë në Skënderaj, pezullohen 3 efektivë policie, nuk reaguan

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 18:06 | Aktualitet

Albin Kurti goditet me vezë në Skënderaj, pezullohen 3

Tre efektivë të Policisë së Kosovës janë pezulluar për 72 orë për shkak të mungesës së reagimit pasi eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është goditur me vezë gjatë një vizite në Skenderaj.

Kurti qëndroi në Skenderaj për përurimin e një çerdhe ndërsa vezët u hodhën nga persona deri tani të paidentifikuar.

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani bëri përgjegjës Partinë Demokratike të Kosovës.

Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, shkroi ai.

Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos