Instituti për Studime të Luftës Hibride, OCTOPUS, ka zbuluar lidhjet mes drejtorit të bankës së mbyllur në veri të Kosovës me kriminelin Milan Radoiçiç dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Serbia, me të gjithë aparatin e saj politik, ushtarak dhe financiar po përpiqet që ta bëjë Kosovën, një dështim”, thekson drejtori i këtij instituti, Agim Musliu.
Ai shton se mbyllja e degëve të bankës serbe në Kosovë nuk është asgjë më shumë se luftimi i terrorizmit.
Musliu ka publikuar dhe një grafikë ku detajohen lidhjet e këtij drejtori financiar me aparatin ofensiv serb.
“Bojan Kekiç, drejtor i kësaj banke, në njërën fotografi shfaqet duke marrë një dekoratë nga presidenti serb Vuçiç, ndërsa në tjetrën nën shoqërinë e terroristit Radoiçiç”, thekson ndër tjera drejtori i institutit Octopus. (A2 Televizion)