Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka konsideruar shqetësuese deklaratën e Serbisë pasi shteti afrikan, Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, më 26 mars 2025.
Ministria tha se Serbia nuk ka interes për të normalizuar raportet me Kosovën dhe kjo vërtetohet me deklaratën e djeshme. Pas kësaj, reagoi Ministra e Jashtme e Serbisë duke e cilësuar “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”.
“Edhe një herë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë duke treguar sërish se nuk kanë asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, tha MPJD përmes një komunikate për media. Ministria tha se Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar Kosovën në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtare. (A2 Televizion)