Bërnjaku e Merdara të mbyllura! Maskat serbe kthejnë mbrapsht edhe qytetarë të shteteve perëndimore

Nga Tomorr Avdia
7 Shtator 2024, 08:47 | Aktualitet

Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdara, janë mbyllur mbrëmë për qarkullim. Ndërkohë, pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Ekipi i A2CNN, ka ndjekur nga afër situatën deri në orët e para të ditës së sotme, ku fillimisht rreth 15 persona të maskuar nënë praninë e policisë serbe 200 m, nga pika pikëkalimi ata ndalonin dhe bënin kontroll, me pyetjen a 'jeni juve shqiptare dhe çfarë dokumentesh keni? Maskat serbe nuk kanë kursyer duke i kthyer mbrapsht dhe qytetarë të shteteve perëndimore.

Këtë konstatim të situatës në kufi a ka vlerësuar të një njëjtë dhe  Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Ai bëri me dije se një familje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani është kthyer prapa me forcë.

“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, citon A2 ministrin Sveçla.

Por situata ka që shumë qetë, në Mitrovicë ku policia ka pasur nënë kontroll çdo gjë, kanë deklarua burime policore për A2 CNN, por vazhdojnë të jenë të vendosur mbi Urën e Ibrit, trupat e KFOR-it.

Pas mesnatës,  është mbyllur edhe pika kufitare në Merdarë, pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskua serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë, raporton A2. 

Kryediplomatja Donika Gërvalla reagoi pas mbylljes së Bërnjakut, ku tha se kjo pikë do të qëndrojë e mbyllur derisa të largohen personat e maskuar dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos