Shmangni veprimet e pakoordinuara! BE: Situata në veri mund të përshkallëzohet

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 15:23 | Aktualitet

Shmangni veprimet e pakoordinuara! BE: Situata në veri mund të

Bashkimi Europian është në kontakt të vazhdueshëm me palët në Kosovë pas aksioneve të fundit të Policisë në veri ku u mbyllën pesë institucione paralele. Sipas tij, situata në veri është e paqëndrueshme dhe shqetësimi i tyre është se veprime të tilla të pakoordinuara mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës.

“Nuk do ta përsëris atë që thamë në reagimin e javës së kaluar, kur u zhvillua aksioni në veri të Kosovës kundër disa institucioneve të drejtuara nga serbët lokalë atje. Por në fund të fundit, ne kemi një çështje, kemi një situatë, e cila tashmë është goxha e paqëndrueshme. Shqetësimi ynë kryesor është, dhe  mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës është që të shmangin çdo veprim dhe hap të njëanshëm, të pakoordinuar, dhe që mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos