Pak ditë pasi politikani serb Nenad Çanak informoi kryeministrin Kurti se Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës nga veriu për në Sanxhak, në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, në A2 CNN, ai ripërsëriti qëndrimin e tij dhe tha se kishte informacion për vendndodhjen e tyre dhe se kush do të strehohet në to.
“Unë kam thënë që regjimi në Beograd do të inkurajojë zhvendosjen e serbëve drejt veriut dhe Sanxhakut. Ne kemi informacion ku po ndërtohen këto banesa dhe me shumë mundësi do të pozicionohen serbët duke filluar me anëtarët e brigadës së veriut. Dhe ky është fillimi. Nëse e ndiqni këtë me zhdukjen e institucioneve, shkollave, është shumë e lehtë të parashikohet se çfarë do të ndodhë me serbët në këtë pjesë të Kosovës”.
I pyetur se kush po e ndihmon presidentin serb në realizmin e këtij plani, politikani serb tregoi në A2, eksperiencën e tij personale.
“Ka shumë shtresa në këtë çështje. Disa jetojnë në Kosovë se ka presion shumë të madh nga njëra anë, disa ekstremistë që nuk duan që serbët të jenë në Kosovë dhe grupet kriminale serbe po përdorin veriun e Kosovës si mjet për pastrimin e parave që vijnë nga Beogradi. Kam argumente dhe të dhëna për këtë mbështetje që vjen nga Beogradi. Një person që duhet të më takonte në veri disa orë përpara se të vinte në takim në banesë iu vendos granatë dore personi tjetër u arrestua në zonën e Sanxhakut ku kishte blerë tekste shkollore për vajzën për të mos u takuar”.
Paralajmërimi i serbëve për ngritje bllokadash në pikat kufitare në Mitrovicë sipas tij po nxiten nga Kremlini dhe shërbimet sekrete ruse. Nga studio e A2, Çanak theksoi se rusët po përpiqen të përhapin tymin e luftës në Ballkan.
“Në këtë moment duhet të kuptojmë që çështja e Kosovës nuk është vetëm çështje e Kosovës dhe Serbia nuk është vetëm çështje saj. Është e rëndësishme për Moskën që të destabilizojë Ballkanin si edhe konflikti me Gazën dhe këto çështje të përhapen dhe të tërhiqet vëmendja e Perëndimit nga lufta në Ukrainë që është pjesë e gjithë problematikave që kemi. Rusët po përpiqen të përhapin tymin e luftës. Kjo është arsyeja pse organizatat e krahut të djathtë në serbi janë financuar dhe udhëzuar nga Kremlini dhe shërbimet sekretet ruse”, citon A2 politikanin serb.
Por ngritja e këtyre bllokadave, sipas tij nuk duhet marrë seriozisht.
“Mendoj se jo shumë njerëz kanë qenë vullnetarë për të shkuar aty, kjo është një tentativë e disa organizatave të krahut të djathtë për të kafshuar disa pjesë dhe për të marrë vëmendjen që çështja e Kosovës ka në Serbi dhe nuk do t’i merrja këto bllokada seriozisht edhe për faktin se shumë njerëz kanë shkuar nga Beogradi drejt kufirit me Kosovën”.
Në A2, ai komentoi edhe refuzimin e Vuçiç për të marrë pjesë në takimin e vendeve të BRICS me ftesë të Putin. Sipas Çanak president serb ka frikë nga kreu i Kremlinit.
“Vuçiç e di shumë mirë që Serbia varet nga perëndimi dhe pjesa më e madhe tregtisë është me perëndimin. Ai ka frikë nga Rusia, putin se putin është vrasës dhe nuk është problem që të vrasë edhe Vuçiç ai e di këtë dhe për këtë ai ka qenë në situatë të favorshme që Perëndimi e Lindja e kanë parë atë si aleat. Tani është në situatë të pafavorshme se perëndimi po kërkon zhvillime konkrete”.
(A2 Televizion)