Bisedime për dialogun në Bruksel,  BE kërkon zbatimin e marrëveshjes nga Kosova e Serbia

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 18:58 | Aktualitet

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të të dyja vendeve

Shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, e konfirmuan këtë pas takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

“Tani mund të ecim që gjatë muajit të ardhshëm të mbahet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendenca që në të ardhmen puna e këtij komisioni të pengohet”, tha Bislimi.

Petkoviç tha se është ndërmarrë “hapi i fundit i nevojshëm” për çështjen e personave të zhdukur dhe se tani është hequr edhe pengesa e fundit sa i përket zbatimit të deklaratës për personat e zhdukur. “Kemi deklaratën, kemi rregulloren e punës dhe tani kemi rënë dakord për një komision të përbashkët që do të mbështesë grupin e punës, të cilin, si deri tani, e kryeson Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos