Dita e verdiktit, Gjykata Speciale jep sot vendimin për ish-krerët e UÇK-së

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 08:16 | Aktualitet

Dita e verdiktit, Gjykata Speciale jep sot vendimin për ish-krerët e

Gjykata Speciale me seli në Hagë do të shpallë sot aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Ky vendim vjen gati 6 vjet pas arrestimit të tyre.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në disa sheshe të qyteteve të Kosovës, ku do të ketë tubime.

Kujtojmë që ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të dyshuara se janë kryer gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Prokuroria e Speciales ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, derisa mbrotja lirimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos