“Edhe unë jam gay, si Grenell”... Komedianët rusë vënë në lojë Kurtin

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 16:19 | Aktualitet

“Edhe unë jam gay, si Grenell”... Komedianët rusë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë pre e një rrengu të organizuar nga dy komedianë rusë, Vovan dhe Lexus, të cilët kanë organizuar një bisedë me të, duke e bërë të besojë se ishte duke folur me Presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics, shkruan A2 CNN. Në videon e publikuar në Rumble, Kurti duket i çlirët bë bisedën me atë që mendon se është Rinkevics, duke folur për gjithçka, nga Richard Grenell e deri te Milan Radoiadoiçiç.

“Grenell ka marrë një dekoratë të lartë në Serbi... Nuk mund të marrësh këtë vlerësim në Serbi e të thuash jam i paanshëm. Ai ka punuar sistematikisht për të rrëzuar qeverinë time. Ia arriti në 2020-ën. Ishte e vetmja qeveri që u rrëzua gjatë pandemisë. Tani Donald Trump e ka caktuar drejtues të qendrës Kennedy, ku do të luftojë shfaqjet me dragg queen. Ndërkohë që edhe ai vetë është gay, e ka vendosur të luftojë ata...”, thotë Kurti.

“Edhe unë jam gay, si Grenell”... Komedianët rusë

“Edhe unë jam gay”, u përgjigjet personi në krahun tjetër... “Nuk e dija”, thotë Kurti, duke menduar se po flet me presidentin letonez.

Në video, Kurti dëgjohet teksa ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride. Këtu ka thënë se lufta e tillë është bërë kryesisht nga Serbia, Rusia “por edhe elementë të tyre brenda Kosovës”. Sipas tij, lufta e parë ndaj tij është bërë përmes dezinformatave.

Edhe pse nuk dihet kur video është regjistruar, ajo u publikua të mërkurën nga komedianët rusë.

Më 20 mars, Presidenti i Letonisë, Edgar Rinkevics, ishte për vizitë në Kosovë. Por ai u takua me homologen e tij Vjosa Osmani dhe jo me Kurtin. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos