Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi bazat ushtarake Serbe, duke thënë se “lufta çlirimtare dhe ndihma e aleatëve solli lirinë”.
Osmani tha se vetëm të bashkuar, dhe me ndihmën e aleatëve, Kosova mund të arrijë suksese historike, shkruan A2 CNN. Osmani gjithashtu bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
“24 marsi shënon një prej datave më të lavdishme të historisë sonë sepse këtu u bë një luftë heroike në mbrojtje të popullit shqiptar nga ato qe ishin masakrat dhe ndër sulmet më të ashpra të hegjemonisë serbe nën udhëheqjen e regjimit gjenocidal dhe fashist të Millosheviçit. Familja Haradinaj dhe i gjithë Gllogjani u ngritën në këmbë për t’i shndërruar këto kulla në fortifikatë të lirisë dhe shumë prej atyre që luftuan ranë dëshmorë e shumë të tjerë vazhduan të kontribuojnë për lirinë e Kosovës. Prandaj, është borxh i yni si institucione si qytetarë të kësaj republike te lirë e sovrane që gjithnjë të nderojmë sakrificën e familjes Haradinaj dhe të gjithë atyre qe ranë për liri”, tha ajo. (A2 Televizion)