Gjendet arsenal armësh në veri të Mitrovicës

Nga A2 CNN
20 Gusht 2026, 16:34 | Aktualitet

Gjendet arsenal armësh në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera gjatë operacioneve të zhvilluara në disa lokacione në Mitrovicë të Veriut.

Gjendet arsenal armësh në veri të Mitrovicës

Armatimi i konfiskuar është ekspozuar në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, para konferencës së jashtëzakonshme për media, ku po bëhen të ditura detaje për operacionin nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Gjendet arsenal armësh në veri të Mitrovicës

Në njoftimin paraprak Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

Gjendet arsenal armësh në veri të Mitrovicës

 

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos