“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 10:55 | Aktualitet

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, deklaroi se me atë që ka parë në procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe themeluesi i shtetit amerikan, George Washington do të ishte dënuar.

“Mendoj se duhet të gjykohet në kontekstin e represionit serb, por duhet të konsiderohet edhe në emocionet e njerëzve, çfarë kanë përjetuar në atë kohë popullata shqiptare po luftonte për jetën e vet”, tha Clark në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

“Spastrimi etnik ishte diçka e planifikuar, ishte kundër ligjit ndërkombëtar. Dhe rezultoi pikërisht edhe në dënime. Dhe gjatë dëshmisë e kam thënë që, mund të dërgonim edhe George Washingtonin në një gjykatë të tillë. Në Deklaratën e Pavarësisë (së SHBA) thuhet se njerëzit kanë të drejtën të jetojnë aty ku duan dhe të organizojnë veten e tyre dhe nuk ka kuptim për ndëshkimin e këtyre njerëzve”.

Wesley K. Clark është një gjeneral në pension me katër yje i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR) nga viti 1997 deri në vitin 2000. Ai njihet veçanërisht për drejtimin e forcave të NATO-s gjatë Operacionit “Forca Aleate” në Luftën e Kosovës në vitin 1999, një ndërhyrje që ndaloi spastrimin etnik të shqiptarëve nga ana e regjimit serb.

Pas një karriere 34-vjeçare shumë të vlerësuar në ushtri, Clark kaloi në sektorin privat dhe më pas ishte kandidat brenda Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos