“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Speciales për dënimin e ish-krerëve të UÇK

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 08:21 | Aktualitet

“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale, që dënoi në total me 81 vite burg ish-krerët e UÇK, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi.

Ylli i muzikës Pop shpërndau në Instagram dy postime të babait dhe menaxherit të saj, Dukagjin Lipa.

Në njërën prej tyre shfaqej mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në postimin tjetër kishte shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.

1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhet në postim.

“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos