Nazarko: Serbia do që protestuesit të përplasen me EULEX-in

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 21:57 | Aktualitet

Gazetari Mentor Nazarko u shpreh se Serbia dëshiron që protestuesit në Kosovë të përplasen me EULEX-in.

“Serbia sot dëshiron që protestuesit të përplasen me EULEX-in, të dëmtojnë apo të cenojnë interesat perëndimore që janë atje. Po, është plotësisht e vërtetë që Perëndimi, për interesat e veta, edhe e merr me të mirë Serbinë, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të paragjykojmë çdo gjë që thotë Perëndimi. Pra, kjo gjykatë ka dalë jashtë misionit të vet, por nuk është vendimmarrja e saj produkt i llogarive të Perëndimit në dëm të Shqipërisë”, tha Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Mendoj që ne kemi më shumë gabime, duhet të fajësojmë ata që votuan. Po e marrin vetë koston. Zoti Thaçi ka patur gjithë fuqinë, ka patur numrat dhe e ka votuar vetë. Ai ka bërë llogaritë e veta sovrane. Ai ka menduar që ky proces do të ecte më ngadalë se procesi i negociatave me Serbinë. Marrëveshja do ta shfuqizonte gjykatën. Unë mendoj që kjo ka qenë llogaria që është bërë atëherë”, shtoi gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos