“Haga konfirmoi pretendimet e Serbisë”, Daçiç: UÇK ishte organizatë kriminale terroriste

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 18:56 | Aktualitet

Nuk ka vonuar reagimi i Serbisë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.  

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit përbën, sipas tij, konfirmim të pretendimeve të Serbisë për UÇK-në.

Daçiç pretendoi se vendimi dëshmon se UÇK-ja ishte “organizatë kriminale dhe terroriste” dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë, përcjell A2.

Daçiç kritikoi pikërisht rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar atë si “manovër politike” dhe duke pretenduar se vendimi minimizon vuajtjet e viktimave serbe.

Ai tha se as dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos