Hapja e urës së Ibrit, ndihmësekretari i NATO-s takon Presidenten Osmani

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 14:51 | Aktualitet

Hapja e urës së Ibrit, ndihmësekretari i NATO-s takon Presidenten

Ndihmëssekretari i NATO-s Thomas Guoffus ka nisur takimet në Kosovë, ku temë e nxehtë e diskutimeve do të jetë çështja e hapjes së urës së Ibrit. Takimin e parë Guoffus po e zhvillon në Presidencë me kryetaren e shtetit Vjosa Osmani.

Takimi është duke u mbajtur në objektin e Presidencës, ndërsa mediat janë lejuar që të filmojnë vetëm në fillim të takimit.

Guoffus pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, ashtu siç shefi i qeverisë e njoftoi ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë. Vizita e Guoffus në Prishtinë vjen pak ditë pas vizitës Admiralit amerikan Machel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos