Hashim Thaçi kaloi natën në hapësirat e EULEX-it në Fushë Kosovë, sot takohet me vëllezërit

Nga Tomorr Avdia
22 Mars 2025, 11:17 | Aktualitet

Hashim Thaçi kaloi natën në hapësirat e EULEX-it në

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kaluar natën në hapësirat e EULEX-it në Fushë Kosovë, një ditë pasi erdhi në vizitë te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili vdiq më 16 mars.

Haga lejoi Thaçin që të qëndrojë dy ditë në Kosovë dhe pas vizitës së djeshme në Burojë, ai u dërgua EULEX. Mëngjesin e sotëm, janë parë vëllezërit e Thaçit duke hyrë në EULEX për vizitë te ai.

Tri ditë pas ceremonisë së varrimit të babait, Hashim Thaçit i është lejuar ardhja në Kosovë.

Ai të premten paradite ka arritur në Prishtinë e nga aty ka shkuar drejt Burojës për të vizituar varrin e babait që vdiq të dielën që shkoi në QKUK pas një sëmundje të gjatë.

Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit brenda një intervali të shkurtër kohor.

Ish-Presidenti i vendit ka ardhur në Prishtinë më 13 mars ku për disa orë ka qëndruar në QKUK për të vizituar babanë që po trajtohej aty, që më vonë u kuptua se ishte në ditët e fundit të jetës.

Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos