Futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, po kalon disa ditë të mira në Kosovë. Ai ndodhet bashkë me gruan e tij, këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi si dhe disa miq të tyre.
Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane. Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.
Përpara këtij memoriali, ylli i Dortmundit ka bërë edhe shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve. Telegrafi (A2 Televizion)