Ndalimi i ish-deputetit të Vetëvendosjes nga Serbia, reagon Albin Kurti

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 22:54 | Aktualitet

Ndalimi i ish-deputetit të Vetëvendosjes nga Serbia, reagon Albin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndalimit të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdarës.

Pas disa orësh ndalim, Agusholli u lirua, por Kurti shprehet se ky veprim nga autoritetet serbe është një tjetër dëshmi se Beogradi nuk ka as vullnet dhe as synim për të pasur marrëdhënie normale me Kosovën.

"Serbia nuk humb asnjë rast për të treguar se nuk ka interes për marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi për orë të tëra i ish-deputetit Gramos Agusholli nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë është një tjetër dëshmi e kësaj qasjeje. Praktikat e tilla, që përsëriten vazhdimisht me qëllim të keqtrajtimit dhe frikësimit të qytetarëve tanë, duhet të dënohen fuqishëm dhe njëzëri nga bashkësia ndërkombëtare”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu falënderoi institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për reagimin e shpejtë dhe efektiv, ndërsa i uroi Agushollit një udhëtim të mbarë drejt Lubjanës.

"Faleminderit institucioneve tona dhe shteteve partnere për ndërhyrjen e shpejtë. Gramosit i dëshiroj rrugë të mbarë për në Lubjanë", shkroi më tej Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos