Kosova mori medaljen e parë në Lojërat Olimpike, reagon Osmani: Distria Krasniqit lartësoi flamurin në majat më të larta

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 21:00 | Aktualitet

Kosova mori medaljen e parë në Lojërat Olimpike, reagon Osmani:

Me anë të xhudistes Distria Krasniqi, Kosova mori medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe të katërtën në total.

Krasniqi humbi në finale përballë xhudistes nga Uzbekistani dhe mori medaljen e argjendtë. Pas këtij suksesi ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Osmani shkruan se Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta.

“Stoike e luftarake! Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

Faleminderit Distria, faleminderit Toni”, shkruan Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos