Kurti në Banjskë, përurohet rruga me emrin e heroit Afrim Bunjaku

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 10:55 | Aktualitet

Kurti në Banjskë, përurohet rruga me emrin e heroit Afrim Bunjaku

Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryekuvendarin Glauk Konjufca, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha kanë mbërritur në Banjskë në një vjetorin e rënies së rreshterit policor Afrim Bunjaku dhe agresionit ndaj Republikës së Kosovës.

Ashtu sikurse Kurti e njoftoi në deklaratën për mediat pas vizitës në shtëpinë e heroit Afrim Bunjaku, segmenti i rrugës rajonale Ballaban-Banjskë ka marrë emrin e tij.

“Idealet e dëshmorëve për ne do t’i jetësojmë dhe po i jetësojmë. Kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë. Sot në Banjskë është vendosur tabela rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithëve ne. Lavdi Afrim Bunjakut dhe dëshmorëve të Kosovës!”, tha Kurti më herët.

Krerët e shtetit bënë përurimin e tabelës që shënon emrin e rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos