Teksa prokuroria e priste të dëshmonte për rastin e rezervave shtetërore, pas urdhrit të gjykatës themelore, kryeministri Albin Kurti zgjodhi të merrte pjesë në përurimin e një çerdhe në Gjilan, ku u shfaq me uniformë ndërtimi. Kurti tha se nuk po ikën drejtësisë dhe insistoi në kërkesën e tij, që prokurorët ta intervistojnë në Kryeministri.
Nga ana e saj prokuroria speciale reagoi me anë të një deklarate duke njoftuar si ai që e ka cilësuar si dëshmitari A. K nuk është paraqitur për të dhënë dëshminë e tij, pavarësisht faktit se ka qene I detyruar me urdhër të gjykatës Themelore. “Edhe në këtë rast prokuroria speciale do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhej në deklaratë. Eksperti i të drejtës penale Arbër Jashari thotë se nga sot kemi një situatë të re juridike.
Sipas Jasharit ligji është shumë i qartë, dhe nuk favorizon bartësit e pushtetit..
Kurti ka refuzuar edhe tre ftesa të mëparshme të prokurorisë speciale, për rastin e rezervave shtetërore, ku në vitin 2023 janë arrestuar tre persona. (A2 Televizion)