Në orët e para të së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar rezultatet e votave me postë të numëruara deri më tani, të vlefshme për zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Me mbi 66 për qind të vendvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me 52.72 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.8 për qind, shkruan A2 CNN.
Sipas rezultateve të publikuara online nga autoritetet zgjedhore, në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind. Ndërsa, vendin e katërt e zë koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.32 për qind. (A2 Televizion)