Kurti tërhiqet pas presionit gjerman, qeveria heq pjesërisht kufizimin ndaj produkteve serbe

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 15:51 | Aktualitet

Pas presionit të Gjermanisë, Kosova heq pjesërisht masat kufizuese ndaj produkteve serbe.

Siç e konfirmoi kryeministri Kurti gjatë një konferencë për shtyp, kamionët me mallra serbe do të lejohen të kalojnë vetëm në pikën kufitare të Merdarës, ndërsa në pikat e tjera, një hap i tillë do të ndërmerret pasi të mbërrijnë skanerët nga jashtë.

Gjermania kishte paralajmëruar të përjashtonte Kosovën nga Procesi i Berlinit nëse nuk hiqte masën, shkruan A2.

“Pikat kufitare me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi te kontrolli i shtuar derisa të na vinë skanerët. Në momentin kur të na vinë skanerët atëherë do ta vendosim në të gjitha pikat kufitare, por derisa të na vijnë skanerët ne do të hapim një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar për shkak se masat që i kemi ne janë masa të sigurisë. Dhe në 7 ditët në vijim i kemi dy zhvillime të rëndësishme. Pasnesër është mbledhja e CEFTA-s dhe si sot një javë është Samiti i Procesit të Berlinit me rastin e 10 vjetorit, ku edhe presim që të kalohet nga CEFTA në CRM, apo në tregun e përbashkët rajonal”, tha Kurti, raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos