
Linjat e autobusëve të trafikut urban dhe operatorëve private edhe sot kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që po has Komuna e Prishtinës.
Në shenjë proteste, punëtorët e trafikut urban dhe sektorit publiko-privat kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit me autobusë, të cilët i kanë vendosur në rrugën “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”, shkruan A2.
Ata kanë bllokuar rrugën te objekti i komunës së Prishtinës dhe mbrapa teatrit. Punëtorët po kërkojnë borxhin që u ka komuna për të paguar derivatet dhe punëtorët për të rifilluar punën.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Ministrinë e Financave si përgjegjëse për këtë situatë.
Por, ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka mohuar një gjë të tillë dhe theksoi se bllokada po bëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të fituar pikë politike. (A2 Televizion)
