Mëngjesin e së premtes është bërë e ditur se ka shpërthyer kazani në termocentralin Kosova A, saktësisht blloku A4. Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, shkruan A2.
Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një reagim ku bën të ditur se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e këtij termocentrali, raporton A2.
“Njësia A4 është bllokuar për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është vënë përsëri në punë në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u tha se ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për shqyrtimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. (A2 Televizion)