Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit ka bërë paraqitjen e fjalën përmbyllëse para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Hagë. Avokati, Eric Tully tha se termi Policia Ushtarake e UÇK-së është një tezë e Prokurorisë Speciale për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një lloj policie që drejtohej nga Rexhep Selimi. Ai hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë se klienti i tij ka pasur kontroll mbi policinë e UÇK-së.
Avokati Tully tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj argumentet e saj karshi Selimit.
“ZPS nuk ka arritur që të vërtetoj argumentet e veta.... Për të qenë të qartë: termi policia e UÇK-së është një tezë e ZPS-së, e hartuar si një kosh ku Prokuroria mund t’i hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një lloj policie dhe që drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik. Pra, është një përpjekje e ZPS-së për të dhënë një përshtypje të gabuar. Ndërkohë, që ky argument nuk qëndron. Pas qershorit 1999 Policia ushtarake e UÇK-së mbeti nën komandën dhe brenda strukturave të krijuara të UÇK-së e nën kontrollin e komandantëve të zonave dhe jo nën Selimin. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së e Ministrisë së Rendit Publik që është mbikëqyrur nga Selimi siç pretendon ZPS-ja. Mungesa e dokumenteve operative që mbështesin pretendimet e ZPS-së sa i takon kontrollit të Ministrisë së Rendit Publik mbi policinë ushtarake është domethënë lidhur me këtë. Disa dokumente, të cilat janë mbledhur prej ZPS-së nuk tregojnë se Selimi ka pasur ndonjë autoritet funksional apo ka ushtruar kontroll mbi ndonjë forcë policie”, tha ai.
Tully hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale se Rexhep Selimi themeloi policinë ushtarake në prill të 1999. Ai tha se këto pretendime të prokurorisë janë të pambështetura dhe të rreme.
Tully: Pretendimet e Prokurorisë se Policinë e themeloi Selimi, të rreme.
“ZPS pretendonte që paralelisht me emërimin e Selimit në prill të 99 ishte krijuar edhe policia e Ministrisë së Rendit Publik. Kjo nuk është e vërtetë. Në mbështetje të këtij pretendimi në dosjen përfundimtare ZPS i referohet vetëm paragrafëve 21 të këtyre procesverbaleve të këtij takimi ...09’53 Nuk ka asnjë provë konfirmuese të paraqitur nga dëshmitarë apo ZPS që mbështesin një pretendim të tillë. Në fakt, ky pretendim rrëzohet nga vetë përmbajtja e dëshmive...09’59 Pretendimi i ZPS-së lidhur me themelimin e policisë së Ministrisë së Rendit Publik nga Selimi në prill të 1999 është i pambështetur dhe i rremë“, tha ai.
Avokatja, Furtuna Sheremeti, pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, kërkoi që klienti i saj të shpallet i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Sheremeti dënimin e kërkuar nga Prokuroria prej 45 vijetësh e quajti të paprecedent, shkruan A2 CNN.
“Nuk ka prova që të mbështesin fajësinë për asnjërën prej pikave të akuzës për Selimin. Duhet të shpallet pafajësia dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrin në masën e dënimit, pala do të flasë për kërkesën e pazakonshme të Prokurorisë. Prokuroria kërkon 45 vjet për secilin prej të akuzuarve, duke u bazuar në rregullën 163 (4) dhe me një masë dënimi të përbashkët, duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim….Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështjeje që nuk është provuar. Një dënim 45 vjeçar praktikisht është një dënim me jetë. Ky nuk është proporcional, është dënim simbolik që shfaqet si një masë dënimi”, tha ajo.
Në Kuvendin e Kosovës mbrëmë është miratuar një rezolutë për gjykim të drejtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës, prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. (A2 Televizion)