Serbia gjithnjë e më shumë po e tregon fytyrën e saj të vërtetë, pasi vazhdon të krenohet me përpjekjet për të penguar miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës në OKB.
Ministri i jashtëm, Marko Gjuriç, ka lëshuar një kërcënim në drejtim të perëndimit duke u thënë që të mos guxojnë të bëjnë përpjekje për pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Do të përballeni me rezistencë të madhe”, tha ai për një media në Beograd, duke shtuar se Serbia ka rifreskuar miqësinë më shumë vende të botës për të vepruar kundër Kosovës dhe dokumentit për gjenocidin serb në Srebrenicë.
“Kjo rezolutë, mënyra se si kaloi dhe rezistenca që ne ofruam, do të shërbejë absolutisht si një pengesë për të gjitha sulmet e tjera të mundshme”, u shpreh Gjuriç. (A2 Televizion)