Policia e Kosovës njoftim urgjent për qytetarët: Shmangni kalimin në pikat kufitare me Serbinë nesër

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 18:37 | Aktualitet

Policia e Kosovës njoftim urgjent për qytetarët: Shmangni kalimin

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi urgjent iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ditën e nesërme të shmangin pikat e kalimit kufitar me Serbinë dhe të gjejnë rrugë alternative për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Kjo thirrje vjen pasi ditën e nesërme në orën 13:00 në pikën e Jarinjës serbët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste nën moton “Kosova është Serbi”

Protesta vjen një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme në OKB, miratoi rezolutën që njeh gjenocidin e bërë nga ushtria serbe në Srebrenicë gjatë luftës. Protestuesit kanë paralajmëruar se do shprehin mbështetjen ndaj qeverisë serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos