Ministria e Mbrojtjes konfirmon për A2 CNN, autoblindat ushtarakë të Amerikës vijnë në Kosovë

Nga Xhevahir Qardaku
14 Korrik 2025, 21:41 | Aktualitet

Autoblindat ushtarakë të Amerikës kanë mbërritur në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, ekskluzivisht për A2CNN.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në një program të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA-të dhe pritet të pranojmë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla”, konfirmon Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.

Ajo sqaron se pas procesit të dorëzimit të plotë do të bëhet të ditara edhe detaje të tjera. Kjo është një tjetër përpjekje për fuqizimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përballë një rrezikut gjithnjë e të pranishëm nga shteti fqinj, Serbia, që ka 48 baza përreth Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos