
Paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shtyrë edhe për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Këtë e konfirmoi një zëdhënëse e gjykatës për Radion Evropa e Lirë. Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, ish-president; Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarë; dhe Rexhep Selimit, ish-deputet, përfundoi në shkurt dhe aktgjykimi pritej këtë muaj, shkruan A2 CNN.
Arsyetimi i dhënë për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata Speciale ishte shtyrje “për shkak të kompleksitetit të rastit”.
Ajo gjithashtu shpjegoi se 20 korriku nuk nënkupton se në atë kohë do të shpallet aktgjykimi dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër. Ish krerët e UÇK-së kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe u deklaruan përsëri të pafajshëm në deklaratat përmbyllëse në shkurt, raporton A2 CNN. Prokurorët, ndërkohë, kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Ne Prishtine pati kritika për shtyrjen. (A2 Televizion)